TË VETË-IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Sara dhe London kalojnë momentet më të ëmbla nënë e bir në shtëpi – AlpeGossip
TË VETË-IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Sara dhe London kalojnë momentet më të ëmbla nënë e bir në shtëpi

TË VETË-IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Sara dhe London kalojnë momentet më të ëmbla nënë e bir në shtëpi

Rritja e numrit të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka bërë që qeveria të marrë masa të rrepta dhe populli të vetëizolohet.

Çdokush duhet të qëndrojë në shtëpi pranë familjarëve, të zbatojë rregullat e higjenës dhe të bëjë durim.

Edhe Sara Hoxha është mbyllur në shtëpi me familjen e saj, ndërsa në InstaStory na ka treguar momentet e ëmbla me djalin e saj London.

Ata kanë kaluar një pjesë të mirë të kohës me njëri-tjetrin dhe kanë gatuar ushqimin e preferuar të London, biskota me çokollatë.

Trashëgimtarja e “Top Channel” e ka fotografuar të birin teksa e ndihmonte në gatim, ndërkohë që po përgatiste brumin e biskotave.

“Dhe disa biskota me çokollatë vetëm për qejf”- shkruan Sara krahas postimit.

Ajo ia dedikon të gjithë kohën e saj fëmijëve dhe me siguri mëmësia për të është bërë më e vështirë, që me ardhjen në jetë të vogëlushit të saj të dytë Roman, në muajin tetor të vitit që lamë pas.

Siç ka treguar edhe më herët, të qenurit mama e dy fëmijëve e pengon Sarën t’i kushtojë shumë kohë vetes së saj.