KORONAVIRUSI/ Nuk ndalohet të vraposh apo shëtisësh në natyrë, por... - AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Nuk ndalohet të vraposh apo shëtisësh në natyrë, por…

KORONAVIRUSI/ Nuk ndalohet të vraposh apo shëtisësh në natyrë, por…

Nuk ndalohet të vraposh apo të shëtisësh në natyrë, por ki parasysh distancën e sigurisë.

Sipas autoriteteve të shëndetit në Itali, nuk ka ndonjë dispozitë në dekretin e qeverisë Conte, (dekret që parashikon masa të rrepta në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi), që ndalon shëtitjet apo vrapin në natyrë por autoritetet apelojnë që është më mirë të mos dilni nga shtëpia

Masat e reja qeveritare në Itali përfshijnë: mbylljen e të gjitha aktivitetet tregtare, me përjashtimin e farmacive, parafarmacive dhe produkteve ushqimore të paktën deri më 25 mars.

Ndërmarrjet industriale do të qëndrojnë të hapura por me masa sigurie si dhe transporti dhe aktivitetet bujqësore.

Kompanitë e prodhimeve jo thelbësore do mbyllen kurse industritë dhe fabrikat do të jenë në gjendje të vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre të prodhimit me kushtin që ata të marrin masa të përshtatshme sigurie për të shmangur infektimet.

Masa këto që sipas kryeministrit do nisin të japin rezultatet pas disa javësh.