“E KAM PROVUAR NË LËKURË”/ Jonida Maliqi rrëfen detajin prekës të së kaluarës – AlpeGossip
“E KAM PROVUAR NË LËKURË”/ Jonida Maliqi rrëfen detajin prekës të së kaluarës

“E KAM PROVUAR NË LËKURË”/ Jonida Maliqi rrëfen detajin prekës të së kaluarës

Ditën e djeshme, këngëtarja Jonida Maliqi publikoi videoklipin e këngës me të cilën do të marrë pjesë këtë vit në Eurovision, “Ktheju tokës”.
Si kënga, ashtu edhe videoklipi u prit mjaft mirë nga publiku dhe të gjithë e komplimentuan këngëtaren për klipin e realizuar, si edhe për mesazhin që po përcjell nëpërmjet këngës.

Në profilin e saj në Instagram, Jonida ka ndarë me të gjithë rrëfimin e sinqertë duke treguar se këtë këngë e ndjen shumë, pasi e ka kaluar vetë një situatë të tillë, duke i pasur larg njerëzit e saj të zemrës.

“Emigracioni nuk ka vetëm ngjyrat e vendit tim. Sot ai është një problem botëror. Unë e kam provuar në lëkurën time ç’do të thotë të mos kesh pjesëtarët e familjes nën të njëjtën shtëpi, shtet. Thirrja ime është thirrje shpirti, e të gjithëve, për të qenë bashkë, të lumtur, të rrethuar nga dashuria! Shumë prej jush më kanë shkruajtur dhe e kanë ndjerë këtë këngë në çdo notë, disa të tjerë kanë kuptuar dhimbjen edhe nga xhirimet e videoklipit. Jam e lumtur që e doni ‘Ktheju Tokës’ ashtu si unë.”- shkruan Jonida në profilin e saj.

View this post on Instagram

Emigracioni nuk ka vetem ngjyrat e vendit tim. Sot ai eshte nje problem boteror. Une e kam provuar ne lekuren time çdo te thote te mos kesh pjestaret e familjes nen te njejten shtepi, shtet. Thirrja ime eshte thirrje shpirti, e te gjitheve, per te qene bashke, te lumtur, te rrethuar nga dashuria! Shume prej jush me kane shkruajtur dhe e kane ndjere kete kenge ne cdo note, disa te tjere kane kuptuar dhimbjen edhe nga xhirimet e videoklipit. Jam e lumtur qe e doni 'Ktheju tokes' ashtu si une ❤ You know, there is a heart waiting for you😢❤ Emigration doesn’t only have the colors of my flag. It is a worldwide cause. I know what not having your whole family under the same roof means, i know what them being in other sides of the globe does. My call is a soulful one! To all of us, to love! Many of you have approached me telling that they have felt each and every note of this song, the pain that it describes, the emotions transmited through the video. To me, there is no greater joy than that of knowing that albanian, my mothertongue, gathers all of you in this unique song that I imensely love. #Kthejutokes #Albania #Eurovision #Daretodream

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on