NË KËRKIM TË LUMTURISË? Kjo rutinë e mëngjesit mund të transformojë jetën tuaj – AlpeGossip
NË KËRKIM TË LUMTURISË? Kjo rutinë e mëngjesit mund të transformojë jetën tuaj

NË KËRKIM TË LUMTURISË? Kjo rutinë e mëngjesit mund të transformojë jetën tuaj

Si mund të jeni të lumtur pavarësisht sfidave të përditshme me të cilat haseni? Kjo metodë e shpejtë që përbëhet nga tre hapa mund t’ju vijë në ndihmë.

Padyshim që emocionet tona ndikojnë shumë. Emocionet e bukura ndiqen nga një humor i mirë, ndërsa kur jemi të zhgënjyer, të frustruar ose të trishtuar, edhe pengesa më e vogël duket e pakapërcyeshme. Megjithatë, ne jemi në gjendje të kontrollojmë emocionet tona, që të mos ndikojnë në mendimet tona.

Pra, si mund të mbetemi optimist përballë edhe sfidave më të vështira për ne? Ju rendisim tri këshilla që mund të sjellin ndryshimin e madh në jetën tuaj dhe nuk do t’ju kushtojnë shumë, vetëm 15 minuta.

Gjeni dikë për ta falënderuar
Mësohuni të jeni mirënjohës në jetë, mos e nënvlerësoni vlerën e kënaqësisë. Pra, ndihmoni në kultivimin e ndjenjës së vlerësimit, që çon në lumturi. Çdo mëngjes, merrni në konsideratë disa minuta për këtë veprim pozitiv.

Ndalni për një moment punën
Lumturia është të gjeni ekuilibrin. Edhe prej diçkaje që doni, është nevoja të shkëputeni. Pas përfundimit të orarit të punës, nëse punoni në zyrë apo shtëpi, nëse e doni ose jo punën, gjeni pak kohë për njerëzit e zemrës. Shkoni në shtëpi, ikni bëni diçka që doni.

Dhuroni
Shkenca konfirmon se të dhuruarit ju bën të lumtur. Kjo është arsyeja pse duhet të planifikoni ta bëni atë pjesë të mëngjesit tuaj. Dilni vullnetarë, ftoni dikë për drekë, bëjini një dhuratë të vogël një të afërmit tuaj.

Duke kontribuar në lumturinë e të tjerëve, do të ndiheni të lumtur edhe vetë.