A MUNDET TA ZVOGËLOJË PEENISIN COVID-19? Një burrë beson se virusi ia shkurtoi gati 4 cm – AlpeGossip
A MUNDET TA ZVOGËLOJË PEENISIN COVID-19? Një burrë beson se virusi ia shkurtoi gati 4 cm

A MUNDET TA ZVOGËLOJË PEENISIN COVID-19? Një burrë beson se virusi ia shkurtoi gati 4 cm

Ndërkohë që studiuesit janë duke hulumtuar për të gjitha efektet anësore të Covidit në organizmin tonë, rasti i një burri në Shtetet e Bashkuara ka tërhequr vëmendjen e gjerë të mediave sepse ai beson se i është reduktuar penisi për shkak të sëmundjes.

Në një episod të podcastit “How to Do It”, moderatorët Jessica Stoya dhe Rich Juzwiak diskutuan një letër nga një dëgjues, një burrë rreth të 30-ave, i cili përshkruan të jetuarit me efektet afatgjata të Covid-19.

Në letrën për podkastin, burri shpjegoi se ai u infektua me virusin në korrik të vitit 2021 dhe u shtrua në spital. Pasi doli nga spitali, ai përjetoi “disa probleme me disfunksionin erektil” të cilat u lehtësuan pasi kërkoi kujdes mjekësor.

Megjithatë, ai shtoi se “dukej se kishte mbetur me një problem të qëndrueshëm” pasi vuri re se penisi i tij më parë “mbi mesataren” ishte tkurrur me një inç e gjysmë (3.8 cm) në krahasim me madhësinë para se të sëmurej.

Sipas tij, mjekët e këshilluan se tkurrja ishte për shkak të “dëmtimit vaskular” dhe ka të ngjarë të jetë e përhershme.

Lidhja midis Covid-19 dhe problemeve me sistemin riprodhues është ende një zonë gri, por disa studime që janë kryer tashmë kanë krijuar lidhje midis virusit dhe kushteve të tilla si mosfunksionimi erektil.

Një studim i vogël nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Miami-t në SHBA, analizoi indet e penisit nga katër burra dhe zbuloi se gjurmët e virusit mund të gjenden ende disa muaj pas infektimit. Të dhënat, të cilat u botuan në World Journal of Men’s Health në korrik të vitit të kaluar, i çuan studiuesit në përfundimin se virusi mund të kufizojë furnizimin me gjak në organet gjenitale, gjë që me kalimin e kohës mund të rezultojë në vështirësi në arritjen e një ereksioni.