“DHËMBË PËR DHËMBË”/ Robert Berisha i përgjigjet Tunës dhe nuk la fjalë pa i thënë (FOTO) – AlpeGossip
“DHËMBË PËR DHËMBË”/ Robert Berisha i përgjigjet Tunës dhe nuk la fjalë pa i thënë (FOTO)

“DHËMBË PËR DHËMBË”/ Robert Berisha i përgjigjet Tunës dhe nuk la fjalë pa i thënë (FOTO)

Robert Berisha dhe Nora Istrefi nuk kanë asnjë vlerë për këngëtaren Tuna Sejdi. Në një intervistë për “Prive” pak ditë më parë, ajo u shpreh se familja e saj është vetëm Patrisi dhe Tiani.

Mirëpo në një intervistë për “Pop Culture”, që do të transmetohet e plotë ditën e shtunë, ka reaguar edhe kunati i Tunës, Robert Berisha.

Sipas tij, ka qënë Tuna ajo që u ka kërkuar gazetarëve të pyetej për ta, pasi nuk ka asnjë sukses me projektet muzikore. Gjithsesi, kunati nuk lë pa i urur Tunës, suksese në karrierë!

“Nuk po shkon mirë me projektet dhe me këngët dhe i ka thirrur vetë gazetarët. Madje, u ka treguar edhe pyetjet. Unë jam happy (i lumtur) që ata (Patrisi, Tuna) janë mirë. Tunës suksese në karrierë!” – tregoi këngëtari Robert Berisha.