SI NJË PORTRET FAMILJAR/ Donaldi, Bora, Jonida dhe Romeo fotografohen së bashku nga liqeni – AlpeGossip
SI NJË PORTRET FAMILJAR/ Donaldi, Bora, Jonida dhe Romeo fotografohen së bashku nga liqeni

SI NJË PORTRET FAMILJAR/ Donaldi, Bora, Jonida dhe Romeo fotografohen së bashku nga liqeni

Tashmë është konfirmuar se Donaldi me Borën dhe Jonida me Romeon janë çiftet më të rinj të showbiz-it shqiptar. Ndonëse ata nuk e kanë pranuar ende publikisht, faktet dhe foto e publikuara herë pas here nga mediat i kanë nxjerrë zbuluar. Ata janë parë shpesh herë në shoqëri të njëri-tjetrit dhe fotoja që është shkrepur nga “Iconstyle.al” tregon shumë për marrëdhënien e tyre.

Ata kanë dalë bashkë për të kaluar një pasdite nga liqeni i Tiranës të veshur sportivë. Çiftet shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe ‘kunatat’ duket se kanë një lidhje mjaft të afërt.

Bashkë me ta është edhe djali i Jonidës, i cili qëndron pas së ëmës dhe partnerit të saj. Kujtojmë se në ditëlindjen e mbesës së Jonidës, i pranishëm ishte edhe Romeo dhe kjo tregon se lidhjen e tyre ata e kanë bërë familjare.

E njëjta gjë edhe për Borën me Donaldin, pasi është vënë re se ajo ka shkuar disa herë në shtëpinë e partnerit të saj.