“NUK MË INTERESON”/ Renato Mekolli sqaron njëherë e mirë debatin me zonjën Tefta – AlpeGossip
“NUK MË INTERESON”/ Renato Mekolli sqaron njëherë e mirë debatin me zonjën Tefta

“NUK MË INTERESON”/ Renato Mekolli sqaron njëherë e mirë debatin me zonjën Tefta

Pas polemikave që shefi i guzhinës Renato Mekolli solli për shkak të sjelljes së tij me konkurentët në spektaklin “Hell´s Kitchen” pati edhe shumë reagime. Një ndër to ishte edhe ai i Zonjës Tefta cila e cilësoi Renaton si shumë arrogant dhe emisionin një kopje të shëmtuar.

Por i ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës dhe i pyetur në lidhje me debatin virtual Renato e ka sqaruar njëherë e mirë këtë dhe shprehet se:

“Reagimet e Zonjës Tefta nuk më interesojnë aspak, sepse persona të tillë si Zonja Tefta që janë pjesë e televizorit dhe e dinë shumë bukur si funksionon, që janë në dijeni të kësaj gjëje siç jeni edhe ju e siç janë edhe shumë njerëz të tjerë nuk më interesojnë. Ajo për të cilën unë them, ok kanë shumë të drejtë janë vetëm njerëzit që më shikojnë”

I “ngacmuar” edhe më shumë për këtë çështje nga Aulona shefi i njohur i kuzhinës shtoi:

“Ta dinte Zonja Tefta, që nuk është shefe dhe përderisa je pjesë e televizionit je shumë i qartë se çfarë ndodh aty.Unë jam shumë rehat me veten time, punën time, gjërat e mia, me arritjet e mia dhe me të gjitha ato që unë kam bërë. Nuk me frikëson dhe nuk më bezdis asgjë. Unë nuk pendohem për asnjë veprim, përkundrazi qesh me ndonjë video kur shoh si kam reaguar unë dhe si kanë reaguar ata”- ka përfunduar Renato.