NGA STILISTI SHQIPTAR/ Ami na zbuloi dhuratën speciale për Sian dhe është i pari për të (FOTO) – AlpeGossip
NGA STILISTI SHQIPTAR/ Ami na zbuloi dhuratën speciale për Sian dhe është i pari për të (FOTO)

NGA STILISTI SHQIPTAR/ Ami na zbuloi dhuratën speciale për Sian dhe është i pari për të (FOTO)

Ndonëse çifti Mamaqi ka vendosur të mos e zbulojë ende fytyrën e vogëlushes së tyre, ditën e sotme, Ami na ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram, fustanin e parë të Sias.

Kjo ka qenë një dhuratë shumë speciale për ta, pikërisht nga Egreis Gjergjani.

“Fustani i parë i Sias. Dhurata jote do të qëndrojë një përjetësi me ne.”- ka shkruar Ami në foton e fustanit dhe këpucëve të vendosura në një kornizë.

Egreisi është krijuesja e “Itty Bitty Toes”, një brandi luksoz për fëmijë, shumë të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është njohur gjithnjë për stilin unik të veshjeve për fëmijë, gjë që duket qartazi dhe në këtë dhuratë speciale për Sian.