BOTA E MUZIKËS NË ZI/ Kitaristi 44-vjeçar gjendet i vdekur (FOTO) – AlpeGossip
BOTA E MUZIKËS NË ZI/ Kitaristi 44-vjeçar gjendet i vdekur (FOTO)

BOTA E MUZIKËS NË ZI/ Kitaristi 44-vjeçar gjendet i vdekur (FOTO)

Kitaristi i grupit “All That Remains”, Oli Herbert ka vdekur në moshën 44-vjeçare.

Grupi metal konfirmoi lajmin tragjik në faqen zyrtare në Instagram të mërkurën.

“Ne u lënduam kur mësuam se Oli Herbert, miku ynë, kitaristi, anëtari themelues i All That Remains, ka ndërruar jetë. Oli ishte një kitarist shumë i talentuar dhe një tekstshkrues i mirë i muzikës Rrok dhe Metal. Impakti i tij në muzikë dhe në jetën tonë do vazhdojë të ndihet. Nuk do të zbulojmë detaje të tjera. Banda dhe familja ju kërkojnë që të respektoni privatësinë dhe të kujtoni Olin për muzikën e mirë që ka krijuar”, shkruajtën ata.

Kështu shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar ende.