Ish-banorja e “Big Brother” dhe modelja me format bombastike e shumë komentuar në showbiz, Rike Roçi ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen. Rike ka mbledhur në një restorant të gjithë familjen, të afërmit e shoqërinë, foto me të cilët ka ndarë edhe në Instagram.
Modelja shihet e veshur me shumë stil me fustan-xhaketë dhe çizme të gjata dhe si gjithmonë në super formë.
Rike duket shumë e lumtur teksa feston mes personave të saj të dashur, mes dhuratave të shumta, tullumbacave e fishekzjarreve, në një festë magjike siç shihet nga fotot.