Letra: A mund të pranoj një gjerdan me diamant nga ish-i dashuri? – AlpeGossip
Letra: A mund të pranoj një gjerdan me diamant nga ish-i dashuri?

Letra: A mund të pranoj një gjerdan me diamant nga ish-i dashuri?

Disa çifte, historitë e të cilëve nuk përfundojnë me fund të lumtur zgjedhin shpesh herë që të ruajnë kontaktet. Por kjo gjë nuk është shumë pozitive. Këtë e ka treguar një vajzë në letrën për eksperten E.Jean ku kërkon këshillë për dilemën nëse duhet të pranojë dhuratën nga ish-i dashuri apo jo.

Letra: Kisha një lidhje dy vjeçare me ulje-ngritje me një të dashur që e doja, por në fund kuptova se lidhja nuk po funksionon. I dhashë fund disa muaj më parë dhe vazhdova jetën time. Tani ai jeton në Romë, por erdhi në Nju Jork këtë javë për punë. Ai më ftoi për darkë dhe unë pranova me kusht që të jetë diçka serioze. Ai pranoi, u takuam dhe kaluam disa momente të mrekullueshme. Më pas, më dhuroi një gjerdan me diamantë. I thashë hapur se nuk mund të filloja sërish lidhje apo të martohesha me të dhe më tha se donte që ta mbaja. Tani unë jam tërësisht e pasigurtë për atë që duhet të bëj. Çfarë më sugjeroni?

E.Jean: Sipas eksperiencës sime, të pranosh një dhuratë është mënyra e sjellshme të pranosh eksitimin e tij. Kështu dhuratat e mëdha kanë pasoja. Ka dy mënyra, nëse e pranon gjerdanin, ai do vazhdojë të të dojë; nëse e refuzon, ai mund të vazhdojë të të dojë por do shmangësh ndjenjën e ndërgjegjes se çfarë do të të dhurojë në takimin e rradhës.