"MURGESHAT GAZMORE 3"/ Whoopi Goldberg përjashtohet nga filmi - AlpeGossip
“MURGESHAT GAZMORE 3″/ Whoopi Goldberg përjashtohet nga filmi

“MURGESHAT GAZMORE 3″/ Whoopi Goldberg përjashtohet nga filmi

25 vjet pas pjesës së dytë të filmit të njohur “Sister Act” ose siç e njohim të gjithë në shqip, “Murgeshat gazmore” vjen një kapitull i tretë plot me surpriza.

Whoopi Goldberg, e cila na ka shkrirë së qeshuri të gjithë në dy seritë e mëparshme nuk do të jetë në pjesën e tretë të këtij filmi. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja 62-vjeçare në një intervistë për “Good Morning Britain”.

“Isha tek Disney, por më thanë se nuk do të ketë një “Sister Act 3”, por një version të ri të “Sister Act”. Unë duhet të shfaqem vetëm në një skenë që eci në rrugë sa për të thënë që jam pjesë e atij filmi”- ka thënë Whoopi Goldberg e zhgënjyer.