KY ËSHTË JOKER-I I RI/ Dalin pamjet nga xhirimi i skenave të filmit – AlpeGossip
KY ËSHTË JOKER-I I RI/ Dalin pamjet nga xhirimi i skenave të filmit

KY ËSHTË JOKER-I I RI/ Dalin pamjet nga xhirimi i skenave të filmit

Aktori Joaquin Phoenix nuk njihet në veshjen dhe grimin si ‘Joker’.

Joaquin Phoenix ka xhiruar skenat për filmin e ‘Joker’ në New York këtë të shtunë.

E ai duket shumë i investuar në rol, pasi aktori është parë në skenat duke qeshur gjatë gjithë kohës, ndërsa ka pasur në fytyrë edhe makijazhin e zakonshëm për të cilin njihet ky personazh i DC.

Me flokë jeshil dhe rroba me ngjyra, ‘Joker’ vjen për herë të parë në një film që i kushtohet origjinës së tij, ndërsa pritet të dalë në vitin 2019.

Ndër vite, shumë aktorë kanë arritur të luajnë me sukses këtë personazh negativ por shumë të pëlqyer nga fansat, nga Gotham i Batman.

E ndër ta ia vlen të përmendet aktori i ndjerë, Heath Ledger, i cili ka fituar edhe çmimin Oscar për rolin e Joker në filmin ‘The Dark Knight’.

Fansat presin që Phoenix të jetë në të njëjtin nivel si Ledger.