Xheni dhe Benardi u bënë të famshëm në Big Brother si një nga çiftet më simpatike dhe më pas të gjithë u surprizuan nga lajmi i ndarjes së tyre.
Në botën rozë dhe në Instagram shpesh është përfoluar se edhe pas ndarjes ata kanë vazhduar ta ngacmojnë njëri-tjetrin në distancë dhe këto falë disa frazave edhe veprimeve që të lënë të kuptosh se zemrat e tyre vazhdojnë të ndiejnë për njëri-tjetrin.
Së fundmi me një postim në Instastory, Xheni Mhillaj ka treguar një shprehje goxha kuptimplotë ku shprehet: “Një vitë më parë gjithçka ishte krejt ndryshe dhe unë isha pak më e lumtur se tani”.
Të jetë ky një dedikim në distancë për mungesën që Xheni ka për Benardin?
Sido që të jetë gjithsesi bukuroshja ka treguar qartë se i mungon diçka ose dikush.