6 arsyet përse nuk do të bëni seks sonte dhe nuk e ka fajin vetëm telefoni – AlpeGossip
6 arsyet përse nuk do të bëni seks sonte dhe nuk e ka fajin vetëm telefoni

6 arsyet përse nuk do të bëni seks sonte dhe nuk e ka fajin vetëm telefoni

Shumë çifte i drejtohen telefonit apo gjejnë çdo lloj justifikimi për të mos kryer marrëdhënie seksuale dhe partnerit nuk i thonë asnjëherë të vërtetën. Por revista “The Sun” i ka nxjerrë zbuluar dhe tregon 6 arsye kryesore përse çiftet nuk bëjnë më seks!

Telefoni është prioritet

Nëse për ty është më e rëndësishme të qëndrosh në telefon duke lundruar në “Instagram” apo duke dërguar edhe një email, atëherë fajin e ke ti! Të paktën 2 ose 3 herë në javë, provoni të fikni telefonin në orën 9 të pasdites dhe dedikoni vëmendje vetëm partnerit. Do t’ju vijë vetë dëshira për marrëdhënie seksuale më vonë!

Ndihesh i/e shëndoshë

Nëse je i/e shqetësuar sesi dukesh dhe merakosesh për kilogramët e tepërt, atëherë nuk po e shijon fare seksin! Lëre veten të lirë dhe mendjen mbaje vetëm tek ai/ajo. Nëse ndihesh më mirë, mbaj dritën fikur apo mos u zhvesh i/e gjitha.

Je shumë i/e lodhur

Ok, e dimë se jeni të zënë. Ama nuk jeni të zënë për të shkuar në punë, për të ngrënë apo edhe për të dërguar fëmijët në shkollë. Pra, përse të jesh i/e lodhur për të kryer marrëdhënie seksuale? Mos ja privo vetes këtë kënaqësi, fundja 15 minuta do të zgjasë.

Nuk përjeton orgazmën

Shumë djem e vajza e kanë shumë të vështirë të përjetojnë orgazmën dhe ende nuk e kanë prekur momentin magjik të “fishekzjarreve”. Për këtë arsye, refuzojnë të bëjnë seks pasi e dinë se nuk ka asnjë përfitim nga kjo! Por a nuk do të ishte më mirë të komunikonit me partnerin/en dhe ndoshta do e gjeni zgjidhjen në çift?

Na dëgjon vjehrra e vjehrri apo dhe fëmijët

Kur bashkëjeton me njerëz të tjerë, është shumë e vështirë të kryesh marrëdhënie seksuale. Pasi mendjen e ke te zhurma që po shkakton në momentin kur në shtepi nuk pipëtin as miza. Pastaj, ka edhe raste kur fëmijët të shfaqen si me magji në mes të aktit! Ndaj bëj edhe ti si Kanye West, mbylle derën me çelës.

Preferon më shumë porno sesa seksin

Ka raste kur vetëm filmat për të rritur të bëjnë që të përjetosh orgazmën dhe s’ke nevojë që të harxhosh asnjë energji me seksin. Dhe ja këto gjërat e vogla, të bëjnë që të krijosh probleme në një marrëdhënie.