“NA KANË BËRË SI LOLO”/ Aleksia Peleshi zbulon çfarë i tha babai për pjesëmarrjen në “Portokalli”: Ishim të zënë… – AlpeGossip
“NA KANË BËRË SI LOLO”/ Aleksia Peleshi zbulon çfarë i tha babai për pjesëmarrjen në “Portokalli”: Ishim të zënë…

“NA KANË BËRË SI LOLO”/ Aleksia Peleshi zbulon çfarë i tha babai për pjesëmarrjen në “Portokalli”: Ishim të zënë…

Aleksia Peleshi prej disa ditësh është kthyer në kryefjalën e meidave rozë për shkak të ndarjes nga aktori i humorit, Romeo Veshaj. Mëngjesin e sotëm ajo ishte e ftuar në “Wake Up”, ku foli për librat që ka botuar, për marrëdhënien me babanë dhe ndarjen nga ish-partneri.

Teksa po fliste për raportin që ka me babanë e saj, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksia tha se e ka “shok të ngushtë”.

“Na kanë bërë si lolo”/ Aleksia Peleshi zbulon

Kur ti del nëpër portale për gjëra të ndryshme, çfarë të thotë?

Nuk është se ma shpreh shumë. Por unë e njoh dhe e di se nuk i pëlqen. Atij vetë nuk i pëlqen që jeta e tij private të komentohet shumë.

Në jetën reale është shumë gallatë, me kitare në dorë. I them hajde të bëjmë video dhe thotë “jo se na kanë bërë si lolo”.

Çfarë të tha për pjesëmarrjen në “Portokalli”?

Nuk e dinte se isha në “Portokalli”. Atë ditë kemi qenë të zënë dhe thashë më mirë mos t’i tregoj. Vetëm kur më pa dhe më tha pse nuk më tregove. I thashë se kisha harruar