MANIKYRI “FRENCH”/ Ja si mund ta bëni vetë në shtëpi – AlpeGossip
MANIKYRI “FRENCH”/ Ja si mund ta bëni vetë në shtëpi

MANIKYRI “FRENCH”/ Ja si mund ta bëni vetë në shtëpi

Manikyri french është sërish në modë. Falë tendencave të ndryshme të dala së fundmi, edhe franch mund të bëhet në forma të ndryshme, por ne sot do shpjegojmë klasikun. Ai që është më elegant, me ngjyra neutrale që kur i sheh të sjell ndërmend vetëm pastërti.

Prandaj do shohim si mund të bësh frenchin në shtëpi.

Përgatitje, përgatitje, përgatitje është çelësi për perfeksionin më të madh të këtij manikyri. Përgatitja do bëjë të mundur jetëgjatësinë e manikyrit.

Fillo duke hequr, me aceton, çdo mbetje të manikyrit të mëparshëm.

Limoji ato lehtësisht për të krijuar kështu sipërfaqe sa më të përshtatshëm për të vendosur pastaj manikyrin. Pastro kutikulat e thonjve dhe largo çdo lëkurë të vdekur dhe të tepërt.

Të vendosësh një shkëlqyes në fillim, ndoshta edhe me veti ushqyese për thonjtë është e domosdoshme.
Kjo bazë është e domosdoshme edhe kur vendos sipër një manikyr neutral.

Lyeje dy herë më shkëlqyesin bazë, për të evituar çdo vijë të mundshëm duke e lënë sa më neutrale. Nëse të ndodh pa dashje të prishësh ndonjë copëz atëherë rregullo vetëm pjesën e prishur.

Lyej pjesët e fundit të thonjve me të bardhë në mënyrë horizontale, duke filluar nga njëra anë e deri te tjetra pa e shkëputur furçën.

Vazhdo pastaj me pjesën tjetër. Vendosim pjesën e fundit, shtresën e tretë të manikyrit.

Nëse duam ta ruajmë sa më gjatë modelin e thonjve, vazhdoni çdo dy tre ditë ta lyeni me shkëlqyesin përsipër. Kjo do i rrisë jetëgjatësinë.