Jo më Manushi dhe Gent Hazizaj! Zbuloni kush do jetë përkrah Luanës në emisionin e saj – AlpeGossip
Jo më Manushi dhe Gent Hazizaj! Zbuloni kush do jetë përkrah Luanës në emisionin e saj

Jo më Manushi dhe Gent Hazizaj! Zbuloni kush do jetë përkrah Luanës në emisionin e saj

U tha fillimisht se do të drejtonte Big Brother Vip, por më pas u mësua ekskluzivisht nga intv.al se Luana do të ishte sërish në drejtimin e emisionit “Shiko Kush Luan”, emision ky që nis nesër.

Vjet në krah të Luanës kanë qenë Edi Manushi dhe Gent Hazizaj, të cilët ishin kryetarë të skuadrave kundërshtare.Mirëpo siç duket ajo nuk do të bashkëpunojë më me ta dhe kryetar të skuadrave në emisionin e Luanës do të jenë aktori i humorit në Portokalli Flori Binaj dhe ish-banori i Big Brother, Adi Pojana. Ata do jenë kundërshtarë në lojrat e ndryshme që do të zhvillohen në studio, duke pasur secili “ekipin” e tij.