Është BOSE dhe bën jetë luksoze, por Besa Kokëdhima DEKLAROI se s’ka rroba për të veshur – AlpeGossip
Është BOSE dhe bën jetë luksoze, por Besa Kokëdhima DEKLAROI se s’ka rroba për të veshur

Është BOSE dhe bën jetë luksoze, por Besa Kokëdhima DEKLAROI se s’ka rroba për të veshur

Të ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” janë 4 diva të muzikës shqiptare, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa kokëdhima të cilat më 16 maj do të mbajnë në Pallatin e Kongreseve koncertin “Diva shoë”.

Pak para fillimit të emisionit, Besa ishte vonuar për të ardhur dhe Ermali i kërkoi të thoshte arsyen.

“Në këtë periudhë kemi pasur goxha dalje dhe xhirime. Ishte një problem më vete çështja e koordinimit të veshjeve të ndryshme”, u përgjigj Besa.

“Ti s’ke veshje? Ti? S’ke veshje? Kur thua dhe ti…”, i tha Ermali duke shkaktuar shumë të qeshura.

“Gjithmonë duhet një veshje e re. Përpos kësaj unë nuk jetoj këtu dhe është i limituar numri i gjërave, s’mund të marr gjithë veshjet”, sqaroi Besa.