Rita tha se është biseksuale dhe do të puthi vajza, por a ju kujtohet “gruaja” e saj – AlpeGossip
Rita tha se është biseksuale dhe do të puthi vajza, por a ju kujtohet “gruaja” e saj

Rita tha se është biseksuale dhe do të puthi vajza, por a ju kujtohet “gruaja” e saj

Pak kohë pas publikimit të këngës së saj të re “LGBT Anthem’ Girls”, Rita Ora ka zbuluar se është biseksuale.
Këngëtarja 27 vjeçare ka treguar se në të kaluarën ka pasur eksperienca dhe me meshkuj dhe me femra.

“Jam biseksuale 50/50 dhe nuk do ta fsheh. Nuk po fsheh çfarë jam apo kush jam,” u shpreh Rita Ora për revistën “People”.

Por a ishte modelja Cara Delevingne, ajo për të cilën po flet Rita.

Artistja e lindur në Prishtinë e kishte quajtur edhe ‘grua’ modelen britanike.

“Ajo zyrtarisht është e imja. Ajo është e paprekshme. E kam hequr nga tregu. Ne e thërrasim njëra tjetrën ‘grua’”, kishte deklaruar dikur këngëtarja.

Megjithatë marrëdhënia mes tyre ishte ftohur kur Rita nisi lidhjen me DJ Calvin Harris, e cila përfundojë më pas.

Tani dyshja thuhet se kanë ripërtrirë sërish miqësinë mes tyre.