“ËSHTË PËR TË NDEZUR ZJARRIN”/ Pasi nxorri bllof emisionin, Juli “sqaron” punën e skenarit të Olsa Muhametit – AlpeGossip
“ËSHTË PËR TË NDEZUR ZJARRIN”/ Pasi nxorri bllof emisionin, Juli “sqaron” punën e skenarit të Olsa Muhametit

“ËSHTË PËR TË NDEZUR ZJARRIN”/ Pasi nxorri bllof emisionin, Juli “sqaron” punën e skenarit të Olsa Muhametit

Që prej fillimit të tij, emisioni “Për’puthen” është akuzuar se ndjek një skenar dhe detyron konkurrentët të veprojnë sipas tij dhe jo sipas dëshirave të tyre.

Autorja e programit, Olsa Muhameti, ka debatuar shpesh me konkurrentët e larguar, të cilët deklaronin se gjithçka ka një skenar.

Madje, në intervista të ndryshme, ajo është shprehur se “Për’puthen” nuk ka asnjë skenar dhe gjithçka që ndodh është spontante.

Mirëpo “sekreti i skenarit” nuk është ruajtur fort mirë nga konkurrenti i ri, Julian Lala, i cili ka një tip të veçantë dhe është shumë i drejtpërdrejtë.

Aq i sinqertë është Juli, saqë në videon e fundit që ka xhiruar në takimin me Antonelën, teksa ka filmuar stafin e “Për’puthen” ka filmuar edhe një vajzë me letra në dorë.

“Me skenar?”- thotë ai teksa e filmon, ndërsa vajza i shmanget videos duke thënë “Jo jo”.

“S’është për neve ky, është për të ndezur zjarrin.”- thotë Juli duke u përpjekur të rregullojë situatën. Mirëpo, ky moment nuk i ka shpëtuar syrit të mprehtë të ndjekësve.

VIDEO

Mirëpo, duke qenë se videoja e tij bëri xhiron e rrjetit, Juli u përpoq të sqaronte punën e skenarit të famshëm me foton e fundit në InstaStory.

“Olsa Muhameti: Skaletë

Të gjithë: Skenari”- shkruan ai, duke dashur të tregojë se publiku është keqkuptuar.