“MË PËLQEN MËNYRA SI JETOJ”/ Capital T publikon FOTON i shtrirë në prehrin e një vajze – AlpeGossip
“MË PËLQEN MËNYRA SI JETOJ”/ Capital T publikon FOTON i shtrirë në prehrin e një vajze

“MË PËLQEN MËNYRA SI JETOJ”/ Capital T publikon FOTON i shtrirë në prehrin e një vajze

Capital T është në qendër të vëmendjes së mediave sa herë që flitet për jetën e tij personale. Së fundmi këngëtari ka ndarë në rrjete sociale një foto që me siguri ka thyer zemrat e shumë vajzave.

Capital T ka publikuar në Instagram një imazh të tij, në të cilin shihet i shtrirë në prehrin e një vajze. Kësaj të fundit nuk ja ka zbuluar portretin, sepse ajo e ka mbuluar gjithë fytyrën me flokë.

“Më pëlqen mënyra si jetoj”, ka shkruar Capital T dhe kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë në komente.

Ndërkohë i ftuar disa javë më parë në spektaklin “Shiko kush luan” reperi bëri një deklaratë të fortë dashurie duke u shprehur për të dashurën e zemrës “të dua shumë”.

Prej kohësh reperi është përfolur për një lidhje dashurie me modelen e njohur, Adrola Dushi. Gjithçka nisi nga bashkëpunimi mes tyre për këngën “C’est la vie” dhe më pas shenjat i çuan të gjithë fansat drejt përfundimit se ka lindur një romancë e bukur. Ndërkohë para disa javësh ata u panë bashkë në Tiranë dhe kaluan disa ditë me njëri-tjetrin në kryeqytet. Megjithatë as njëri dhe sa tjetri nuk kanë preferuar të japin shumë detaje rreth këtyre lajmeve, por kanë thënë se kanë thjesht raport miqësor.