U BËMË KURIOZ/ Motra e Beartit të “Përputhen” është e njohur dhe ja ku e kemi parë (FOTO) – AlpeGossip
U BËMË KURIOZ/ Motra e Beartit të “Përputhen” është e njohur dhe ja ku e kemi parë (FOTO)

U BËMË KURIOZ/ Motra e Beartit të “Përputhen” është e njohur dhe ja ku e kemi parë (FOTO)

Bearti është aktualisht një nga djemtë më të komentuar të “Përputhen”, pasi pas takimit me Tean është vënë re se mes tyre po nis një romancë. Bearti në takimet e tij e ka përmendur shpesh motrën duke kujtuar këtu që librin të cilin ia dhuroi Teas e kishte zgjedhur pikërisht motra e tij.

E duke qenë se e ka përmendur shpesh, ne të “Xing.al” u bëmë kurioz se kush është motra e Beartit dhe zbuluam se ajo është Idea Rexhepi.

Për disa, nuk është hera e parë që e shohin Idean sepse ajo tre vite më parë mori vëmendje në portale pasi në mbrëmjen e maturës shkoi pa makeup.

“Maturantja kosovare pa grim, ua kalon edhe yjeve botërore”, “Maturantja pa grim që mahniti të gjithë”, ishin disa nga titujt e portaleve asokohe.

Idea është vërtet një vajzë shumë e bukur dhe tipari i saj më tërheqës janë sytë bojëqielli. Ajo poston shpesh foto me Beartin në Instagram e në një prej tyre shkruan: “Beart arritja më e madhe e një vëllau është t’jesh shoku me i mirë per motrën tënde e ti me t’vërtet je shoku im më i mirë, suporti me i madh. Jam falenderuese per çdo këshille, sakrificë e përqafim, faleminderit per udhëzimet dhe mençurinë në rrugëtimin tim. Uroj që Zoti t’bekoj ashtu si ke zemrën”.