TË FTUAR NË NJË DASMË/ Luiz Ejlli poston foto me Kiara Titon dhe nënën e tij – AlpeGossip
TË FTUAR NË NJË DASMË/ Luiz Ejlli poston foto me Kiara Titon dhe nënën e tij

TË FTUAR NË NJË DASMË/ Luiz Ejlli poston foto me Kiara Titon dhe nënën e tij

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito  janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre

Ditën e sotme Luizi ka qenë i ftuar së bashku me nënën e tij dhe Kiarën në dasmën e të afërmve të tij. E në daljet e tyre të fundit Luizi gjithmonë ka postuar foto me Kiarën dhe nënën e kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku Luizi ka postuar një selfie me to brenda ambjentit të dasmës.

Së fundmi Luizi është shprehur se teksa ka kontrolluar makinën e tij ka parë shumë gjoba të marra për mos vendosje të rripit, tejkalim shpejtësie, përdorimin e telefonit gjatë kohës kur është në timon etj. E duket se edhe pse tashmë e njohin të gjithë Luizi nuk ka avantazhe dhe toleranca nga të tjerët në lidhje me rregullat dhe ligjet nga policia.