HARROJINI TË TJERËT/ Dhuratën më të shtrenjtë këtë Shën Valentin e mori Rezarta Shkurta (FOTO) – AlpeGossip
HARROJINI TË TJERËT/ Dhuratën më të shtrenjtë këtë Shën Valentin e mori Rezarta Shkurta (FOTO)

HARROJINI TË TJERËT/ Dhuratën më të shtrenjtë këtë Shën Valentin e mori Rezarta Shkurta (FOTO)

Ditën e djeshme personazhet e njohur shqiptarë ndanë me ndjekësit e tyre në rrjete sociale surprizat e bukura e dhuratat e ndryshme që morën nga partnerët me rastin e festës së Shën Valentinit.
Mirëpo, këngëtarja Rezarta Shkurta ka treguar në Instastory se mbrëmjen e kaluar ka marrë dhuratën më të shtrenjtë në botë.

Ajo ka filmuar vogëlushen e saj Hera teksa i përgatit një surprizë dhe e fut në një kuti në formë zemre. Më pas, Hera i tregon të ëmës vizatimin e bërë nga ajo, duke i treguar me gisht personazhet që kishte pikturuar për Rezartën.