KËRCIM SENSUAL NË RRUGËT E ITALISË/ Albi i Ië komentin që nuk pritej Klaudias – AlpeGossip
KËRCIM SENSUAL NË RRUGËT E ITALISË/ Albi i Ië komentin që nuk pritej Klaudias

KËRCIM SENSUAL NË RRUGËT E ITALISË/ Albi i Ië komentin që nuk pritej Klaudias

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, prej kohësh tashmë ka vazhduar karrierën e  saj në Itali ku dhe është mjaft e njohur. Klaudia herë pas here publikon video me koreografit e krijuara prej saj, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.

Së fundmi, balerina e njohur ka publikuar videon e radhës ku së bashku me grupin e saj të kërcimit shihen teksa kërcejnë në rrugët e qytetit. Kjo video është komentuar gjatë nga të gjithë, mirëpo të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti i ish-bashkëshortit të balerinës, Albi Nako, koment ky që ka marrë shumë pëlqime.

Duke qenë se Albi ka qenë profesori i Klaudias, ai i ka lënë disa duartrokitje asaj duke treguar kështu pëlqimin e tij ndaj kësaj koreografie. Siç dihet prej kohësh në media po përflitet se koreografi është në një lidhje të re me balerinën Alba Hoxha.