Dua Lipa ndërpret në mes koncertin, largohet duke qarë nga skena: Më vjen shumë keq… (FOTO) – AlpeGossip
Dua Lipa ndërpret në mes koncertin, largohet duke qarë nga skena: Më vjen shumë keq… (FOTO)

Dua Lipa ndërpret në mes koncertin, largohet duke qarë nga skena: Më vjen shumë keq… (FOTO)

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja shqiptare Dua Lipa i ka merakosur të gjithë fansat gjatë një koncerti në Denver, kur ka ndërprerë në mes performancën e saj dhe është larguar nga skena duke qarë.

Në një postim në profilin e saj në Instagram, Dua i ka kërkuar falje të gjithëve për largimin në atë mënyrë dhe i ka shpjeguar fansave se i është dashur të largohet pasi ka ndjerë dhimbje të madhe për shkak të një infeksioni në vesh.

 

“Më vjen shumë keq që ndërpreva koncertin e natës së sotme. Kam pasur një infeksion në vesh gjatë dy ditëve të fundit. Mendova se do të isha e aftë t’ja dilja, por ishte e dhimbshme. U këshillova dhe më thanë se nëse do të vazhdoja do të pësoja dëmtim të përhershëm në vesh. Ndihem shumë e trishtuar që ju zhgënjeva. Do të doja shumë t’ja dilja mbrëmë në koncert për ju. Ju lutem mbajini biletat, po merrem me caktimin e një tjetër koncerti. Me dashuri, Dua.”- shkroi këngëtarja në postim.