ISHTE FANSE TIJ/ Olsi Bylyku tregon si u njoh me të dashurën - AlpeGossip
ISHTE FANSE  TIJ/ Olsi Bylyku tregon si u njoh me të dashurën

ISHTE FANSE TIJ/ Olsi Bylyku tregon si u njoh me të dashurën

Olsi Bylyku ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë pasi iu zbulua lidhja me një vajzë bukuroshe të quajtur Egli. Çifti u fotografuan bashkë të kapur për dore gjatë premierës së “Dy gisht mjaltë”.

I ftuar në “Thumb”, Olsi ka treguar se e dashura e tij i kishte ndjekur puntatat e tij në “Portokalli” dhe dinte çdo batuatë.

“Ajo i kishte ndjekur puntatat e mia që të gjitha. Kur shkoj në ‘stand up comedy’ nëpër longue-t të Tiranës e marr me vete sepse m’i kujton batutat. I mban mend përmendësh. Ndiqte shumë portokallinë dhe kur pata dalë unë ishte një nga ndjekëset më të rregullta të miat”, u shpreh Olsi.

Personi që i ka prezantuar së bashku ka qenë këngëtari Lorenc Hasrama.

“Është shumë e lumtur dhe nuk kemi ndërmend që të ikim nga njëri-tjetri. Fejesa, martesa janë më shumë për t’u gëzuar të tjetrët se sa të gëzohemi ne vetë. Ne po gëzohemi më shumë vetë kështu që nuk kemi nevojë për momentin as për fejesa as për martesa. Nuk është xheloze. Është xhelozi në nivelin e duhur në një lidhje”, u shpreh Olsi.