GAFA që fëlliqi moderatoren shqiptare: Saimiri lë ORGANIN e tij në skenë dhe ngjitet… (FOTO) – AlpeGossip
GAFA që fëlliqi moderatoren shqiptare: Saimiri lë ORGANIN e tij në skenë dhe ngjitet… (FOTO)

GAFA që fëlliqi moderatoren shqiptare: Saimiri lë ORGANIN e tij në skenë dhe ngjitet… (FOTO)

Moderatorja e emisionit “Në shtëpinë tonë” është një nga personazhet e cila ka vite në televizionin shqiptar. Ajo ka provuar të drejtojë disa emisione, nga ato të sportit e deri tek dhënia e lajmeve në redaksi.

Bëhet fjalë për Anjeza Majën e cila ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisioni “Thumb”, ku dhe është pyetur nga gazetaret për eksperiencat dhe momentet e këqija që ka pasur në skenë. Ndërkohë që Anjeza tregoi se ajo kurrë më nuk do prezantoj më një emision sportiv, tregoi dhe disa nga gafat që ka bërë kur ka prezantuar spektaklin “Maratona e Këngës”.

Moderatorja rrëfeu se në një moment i është dashur të thërras Saimir Çilin në skenë për të kënduar, por aty i është ngatërruar goja dhe ka bërë gafën e madhe.

“Saimir Çilin qëndronte gjatë gjithë kohës në skenë me organon e tij, kishte një moment që ai do këndonte dhe unë tani në vend që të them ‘Saimir Çilin lë organon në skenë dhe do të ngjitet për të kënduar, unë them ‘lë organin e tij në skenë dhe ngjitet për të kënduar’”, tha Anjeza duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.