TË VETË-IZOLUAR/ Marsela dhe Vitmari koncert live për fansat – AlpeGossip
TË VETË-IZOLUAR/ Marsela dhe Vitmari koncert live për fansat

TË VETË-IZOLUAR/ Marsela dhe Vitmari koncert live për fansat

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha e kuptuan gjendjen që do të përfshinte vendin shumë më parë se të kërkohej nga autoritetet që njerëzit të vetë-izoloheshin. Kjo për shkak se prindërit e tyre jetojnë në Itali, tashmë e konsideruar si epiqendra e Covid-19. Në një intervistë për “Rudina”, Marsela dhe Vitmari rrëfyen se qëndrojnë në shtëpi si të gjithë ne dhe merren me aktivitete të zakonshme, nga larja e shtëpisë, gatimi deri te leximi i librave.

Mirëpo për të argëtuar paksa veten dhe fansat, Marsela dhe Vitmari morën nismën që të performojnë live në Instagram pasditeve. “Kemi lënë këtë takimin me njerëzit pasdite. E menduam sapo u tha që duhet të qëndrojmë në shtëpi. Le të takohemi [bashkë], secili në sallonet e veta,” tha Marsela.

Kështu që pasditeve rreth orë 18:00 shkoni nga Instagrami i tyre dhe kënaquni. Keni mundësinë edhe të sugjeroni ndonjë këngë. Po patët fat, Marsela dhe Vitmari do t’jua lexojnë komentin.