“BËNI KUJDES…”/ Përdorën emrin e Nevina Shtyllës për të marrë produkte falas, ja si reagon moderatorja (FOTOT) – AlpeGossip
“BËNI KUJDES…”/ Përdorën emrin e Nevina Shtyllës për të marrë produkte falas, ja si reagon moderatorja (FOTOT)

“BËNI KUJDES…”/ Përdorën emrin e Nevina Shtyllës për të marrë produkte falas, ja si reagon moderatorja (FOTOT)

Ndodh shpesh që njerëzit të bien pre e mashtrimeve në rrjete sociale, pasi kjo është mënyra më e lehtë për të gënjyer dhe për të përfituar nga tjetri, pa u përballur drejpërdrejt me të.

Shumë herë kemi mësuar se emrat e personazheve të njohur të showbiz-it janë keqpërdorur për arsye përfitmi nga persona të caktuar, gjë e cila i ka ndodhur edhe moderatores Nevina Shtylla.

Dikush ka përfituar nga emri dhe fama e saj për të marrë produkte falas në shkëmbim të një “reklame” që në fakt s’do të bëhet kurrë.

Nevina s’ka duruar gjatë dhe e ka treguar të gjithë skenarin e mashtrimit në rrjete sociale, duke rrëfyer se dikush me një numër fallco pretendon të jetë ajo.

“Bëni kujdes! Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni, pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes!”- shkruan moderatorja, e cila ka publikuar gjithashtu një bisedë.

“Shpresoj të mos ketë rënë njeri pre e këtij mashtrimi.

E përsëris që nuk është përdorur vetëm emri im. Nr i tel ndryshon por mënyra e vjedhjes është e njëjtë. Bëni kujdes dhe denonconi nëse keni patur probleme të tilla.”- ka përfunduar Nevina.