Pas 5 netëve shfaqje më në fund mbrëmjen e djeshme u shpall fituesi i festivalit të “Sanremos” në edicionin e 67-të tij.
Triumfuesi ishte Alessandro Mahmoud 27 vjeçari i cili ka lindur në Milano në vitin 1992.Me nënë italiane e baba egjiptian, ai konkuroi në vitin 2016 në seksionin e të rinjve me këngë “Dimentica” dhe gjithashtu ka shkruar këngët e disa prej konkuresve ndër vite të “Sanremos”.
“Soldi” (lekët) është kënga me të cilën ai triumfoi në festival e tekstin e së cilës e shkroi vetë në bashkëpunim me Dardust dhe Charlie Charles.
27 vjeçari ia doli të linte pas 24 konkuruesit e tjerë “big” duke u bërë kështu përfaqësues i vendit fqinj në “Eurovision”
/AlpeNews.al