“ORE ÇA KENI ME MUA…”/ Mikela i kthehet me ironi Gerta Gixharit: Edhe ti je gri me motrën… – AlpeGossip
“ORE ÇA KENI ME MUA…”/ Mikela i kthehet me ironi Gerta Gixharit: Edhe ti je gri me motrën…

“ORE ÇA KENI ME MUA…”/ Mikela i kthehet me ironi Gerta Gixharit: Edhe ti je gri me motrën…

Mbrëmjen e djeshme në “Fan Club BB VIP” u diskutua në lidhje me rrugëtimin e katër finalistëve të këtij edicioni të reality show-t.

Teksa babai i Dea Mishel, Bujar Hoxha, po fliste për arsyet se pse e bija duhet të fitojë “Big Brother VIP”, ndërhyn motra e Olta Gixharit, Gerta, u shpreh se “Dea është lojtarja më me fat në atë shtëpi që ka prekur finalen”.

“Vetë Dea nuk e ka besuar deri pak Prime më përpara që do të ishte një finaliste. Nuk ka luajtur si një lojtare me grintin e fortë për të qenë në finale. Loja e saj ka qenë në një formë të padukshme në shtëpi. Pse them është lojtare me fat? Se lojtarët më të fortë kanë dalë, kanë kohë dhe automatikisht vendi është hapur për Dean”, tha Gerta.

Kjo e fundit kujtoi gjithashtu edhe debatin e fortë që ka pasur Dea me Efi Dhedhes dhe më pas u bënë shoqe. Babai i Deas u shpreh se ‘njerëzit e mençur dinë të falin’.

Këtu ndërhyn edhe Mikela Pupa, e cila mbështeti Dea Mishel dhe me ironi iu kthy Gertës që ‘edhe ajo është gri me të motrën, por janë pajtuar’.

Pjesë nga biseda:

Gerta: Qetësia që ka Dea është për t’u admiruar. Puna është që atë përplasje që ka pasur me Efin, tani është bërë shoqe me të.

Babai i Deas: Po ne dimë të falim. Njeriu i mençur di të falë. Jemi shqiptarë të gjithë

Mikela: Po pse moj Gerta, ti je gri me motrën tënde dhe kur vjen puna prapë do pajtohesh. Gjithë shoqëria, njerëzit e dashur, zihen dhe falin, pajtohen, sepse dashuria dhe miqësia është më e rëndësishme

Gerta: Nuk thashë, unë thashë se është veti për t’u admiruar. Ore ça keni me mua, se nuk e kuptoj