I SHOHIM KUDO/ Këto 7 tipe xhaketash dhe palltosh janë bërë virale (FOTO) – AlpeGossip
I SHOHIM KUDO/ Këto 7 tipe xhaketash dhe palltosh janë bërë virale (FOTO)

I SHOHIM KUDO/ Këto 7 tipe xhaketash dhe palltosh janë bërë virale (FOTO)

Nëse keni menduar se moti për xhaketat dhe palltot ka kaluar, mendohuni sërish. Ditët e ftohta me temperaturat e ulëta janë ende përpara prandaj na duhet t’i marrim masat mirë. Trendi i këtij viti nuk flet për pallto të mërzitshme pasi në të mbizotërojnë ngjyra, printe dhe copa të shndërritshme.

Më poshtë po ju rendisim 7 modelet më të përhapura, që mund t’i keni ndeshur në rrugë. Hidhini një sy secilës:

1. Xhaketë lëkure e bardhë me thekë

Çdo blogere mode e ka blerë një të tillë dhe është ende në dispozicion.

2. Pallto poshtë gjurit me kuadrata blu

 

Është shumë e përdorur edhe në ngjyra të tjera.

3. Pallto deri tek gjuri, me kuadrate të lehtë

 

Konsiderohet si një ndër më të shiturat për të gjithë masat

4. Palltot prej pellushi dhe oversize

 

Është veshur nga shumica e grave, me të gjitha ngjyrat e mundshme

5. Xhaketat kafe

 

Zakonisht kombinohen në përditshmëri me xhinse dhe një bluzë pambuku poshtë. Përdoren më së shumti në shtator.

6. Xhupa me ngjyra të forta

 

Zakonisht këto xhupa janë të shkurtra dhe oversize. I shkojnë shumë vajzave apo grave elegante.

7. Xhaketë lëkurë, me pellush brenda, tek qafa dhe kyçet e duarve

 

Kjo xhaketë është një nga ato që do të mbetet gjithmonë në modë dhe përherë do ju tregojë stil!