“KIARA U DËNUA NJË PRIME…”/ Tea zbulon çfarë ndodhi pas kërcënimeve – AlpeGossip
“KIARA U DËNUA NJË PRIME…”/ Tea zbulon çfarë ndodhi pas kërcënimeve

“KIARA U DËNUA NJË PRIME…”/ Tea zbulon çfarë ndodhi pas kërcënimeve

Tea Trifoni, ish-banore e Big Brother ka zbuluar disa ngjarje të padëgjuara më parë në emisionin “Më lër të flas”, në Top Channel.

Ajo rrëfeu se ishte kërcënuar nga burri i tezes së Kiarës bashkë me këtë të fundit pas një përfundimi të spektakli në ambjentet e jashtme të Top Channel.

Tea më pas tha se vendosi të fliste me produksionin lidhur me këtë ngjarje.

“Fola me produksionin, ata më thanë që ai person s’do lejohet të futet më në Top, ndërsa Kiara u dënua një prime, nuk ishte prezente në spektakël,” u shpreh Tea.

Këto akuza u hodhën poshtë nga Kiara, e cila ishte gjithashtu e ftuar në emisionin e binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj.