JU MUNGON MOTIVIMI? 6 modele streçesh që do t'ju bëjnë të filloni urgjent palestrën - AlpeGossip
JU MUNGON MOTIVIMI? 6 modele streçesh që do t’ju bëjnë të filloni urgjent palestrën

JU MUNGON MOTIVIMI? 6 modele streçesh që do t’ju bëjnë të filloni urgjent palestrën

Jemi të sigurtë që sapo ka ardhur shtatori u zotuat në premtimin e vitit: “T’i rikthehemi palestrës, për të mos e lënë më kurrëë!”

Ok, po e besojmë, por e dimë që mendimi i dytë pas këtij është veshja! “Çfarë streçesh do veshim”, është problemi i këtyre ditëve, por harrojeni. Është thjesht një justifikim më tepër!

Ka kaq shumë modele streçesh të rehatshme dhe disa prej modeleve më in të këtij viti, i gjeni më poshtë!

Gati për ca muskuj barku?

Për ato që s’e mendojnë dot palestrën pa stil, urdhëroni!

Të rehatshme dhe ideale për këdo që është i apasionuar pas yoga-s.

Përveçse nxjerrin në pah më të mirën e linjës suaj, këto streçe kanë një xhep të lezetshëm mbrapa, ku mund të fusni telefonin sa herë që instruktori ju tërheq vëmendjen për ushtrimin e radhës.

Streçet e zeza dhe kaq serioze na bëjnë të mendojmë sa seriozisht e keni marrë këtë vit palestrën.

Për pak shkëlqim, janë këto!