”FORMULA SEKRETE”/ Ermal Mamaqi zbulon zgjidhjen për një martesë të lumtur – AlpeGossip
”FORMULA SEKRETE”/ Ermal Mamaqi zbulon zgjidhjen për një martesë të lumtur

”FORMULA SEKRETE”/ Ermal Mamaqi zbulon zgjidhjen për një martesë të lumtur

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi prej vitesh janë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe që na kanë bërë të besojmë tek dashuria e vërtetë. Së fundmi kemi dëgjuar shpesh për divorce mes çifteve e sherret në familje janë të shumta, mirëpo Ermali ka zbuluar sot një sekret.

Teksa ndodhen me pushime në Capri, Itali, Ermali ka postuar një foto të Amit duke pozuar në shkëmbinj dhe jep një këshillë.

“Të dashur miq që jeni të martuar… Nëse doni të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose kr.im.in në familje, ju jap një këshillë të vyer. Bëni një Master, Kurs të Avancuar ose të paktën merrni disa mësime online për Fotograf ose si të bëni fotografi. Më besoni, mënyra dhe aftësia juaj për të bërë një foto të hajrit do të përcaktoj dhe mundësinë për të bërë ndonjë gjë në darkë. Këtë foto e kam bërë mbas 1 orë e çerek përgatitje dhe 2 orë Photoshooting të dedikuar. Rreth 3000 foto ushkrepën… por ja dola… Unë Ja Dola… Amarda Toska të dua”, shkruan Ermali.