''JAM MAMA MË LINI TË JEM PATETIKE''/ Jona Spahiu poston foto nga ditëlindja e parë e djalit - AlpeGossip
”JAM MAMA MË LINI TË JEM PATETIKE”/ Jona Spahiu poston foto nga ditëlindja e parë e djalit

”JAM MAMA MË LINI TË JEM PATETIKE”/ Jona Spahiu poston foto nga ditëlindja e parë e djalit

Mbrëmjen e djeshme Jona Spahiu ka festuar 1-vjetorin e lindjes së djalit të saj, Raiden. Moderatorja e njohur e ekranit ka përgatitur një festë të madhe për vogëlushin, ku sigurisht nuk kanë munguar miqtë dhe njerëzit më të afërt. E gjithë festa ka qenë e mbushur me ngjyra të ndryshme dhe duket se Jona e familja e saj e kanë shijuar shumë. Moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto nga ditëlindja e Raiden, në të cilat ajo shfaqet shumë e lumtur duke mbajtur djalin në krahë. Bashkangjitur tyre ajo ka shkruar një dedikim shumë të ndjerë për djalin, duke treguar se ndjehet e bekuar që vogëlushi është bërë pjesë e jetës së saj.

“Dje shfaqjen na e kishte rezervuar Raiden, emocionet i përjetuam të gjitha ne… E kap veten shpesh duke falenderuar Zotin që më ka përkëdhelur mjaft, që vetëm 1 vit më ka dhënë mundësinë të jetoj qindra lloje ndjesish së bashku, gjë më të bukur nuk paska… P.s. Jam mama më lini të jem patetike”, ka shkruar Spahiu. Raiden erdhi në jetë gati 3 muaj pasi Jona Spahiu kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me Frenkli Ymerin.