Disa ditë më parë bëri bujë të madhe në media rasti i reperes Loredana Zefi me çiftin zviceran, ngjarje e cila është ende në hetim.
Pas deklaratës publike në një konferencë për shtyp, ku tha se ishte e pafajshme, Loredana ka marrë vendimin e papritur duke anulluar të gjitha koncertet e saj.
Në një video në Instagram, reperja ka folur për ngjarjet e fundit, duke njoftuar se tashmë nuk është momenti i duhur për të festuar me fansat.
“Unë sot fatkeqësisht do ju jap një lajm jo të mirë. Kam anuluar të gjitha festivalet. Natyrisht, unë isha duke pritur për të festuar me ju, por tani është momenti i gabuar dhe shpresoj se ju do të keni mirëkuptim për këtë“