DUA LIPA NË KANË/ Nga fustani seksi, te takimi “miqësor” me aktorin Orlando Bloom (FOTO) – AlpeGossip
DUA LIPA NË KANË/ Nga fustani seksi, te takimi “miqësor” me aktorin Orlando Bloom (FOTO)

DUA LIPA NË KANË/ Nga fustani seksi, te takimi “miqësor” me aktorin Orlando Bloom (FOTO)

Ashtu siç e prisnin, edhe Dua Lipa është bërë pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë.

Bukuroshja shqiptare publikoi dje foto dhe video në festën private që u mbajt dje nga Alejandro Agag, ku të ftuar ishin një numër i madh të famshmish, mes të cilëve edhe aktori Orlando Bloom.

Ky i fundit u takua me bukuroshen tonë dhe realizuan disa foto të këndshme së bashku.

Dua Lipa ishte bërë mjaft elegante me fustanin e saj të zi gjysmë tutu, që i ekspozonte këmbët elegante. Në qafë mbante një varëse choker me gurë që shndërrinin.

Ndërsa aktori i njohur kishte veshur një kostum me vija bardhezi dhe këmishë të mardhë. Partnerët e tyre nuk dukeshin gjëkundi, e megjithatë nuk do flasim për këtë tani.

Nga fotot e këndshme dukej, sikur ata njiheshin prej kohësh pasi kishin një kimi të paparë me njëri-tjetrin!