ISHIN NJOHUR NË INSTAGRAM/ E dashura prej 6 vitesh e reperit që u ekzekutua bën dedikimin prekës - AlpeGossip
ISHIN NJOHUR NË INSTAGRAM/ E dashura prej 6 vitesh e reperit që u ekzekutua bën dedikimin prekës

ISHIN NJOHUR NË INSTAGRAM/ E dashura prej 6 vitesh e reperit që u ekzekutua bën dedikimin prekës

E dashura e Nipsey Hussle, Lauren London, theu heshtjen pas vrajës së reperit paraditen e së dielës.

“Jam tërësisht e humbur. Kam humbur shokun tim më të mirë. Shenjtorin tim. Mbrojtësin tim. Shpirtin tim… Jam e humbur pa ty. Ne jemi të humbur pa ty zemër. Nuk kam fjalë”, shkroi ajo në Instagram të martën.

Postimi i saj erdhi në të njëjtën ditë kur i dyshuari për vrasjen e 33-vjeçarit u arrestua.

Lauren postoi disa foto të tyre bashkë, si dhe imazhe ku Nipsey shfaqet me djalin e tyre 2-vjeçar. Reperi kishte edhe një vajzë, Emani, nga lidhja e tij e mëparshme.

Nipsey dhe Lauren janë bashkë që prej vitit 2013 dhe kanë një djalë të quajtur Kross.

Ata u njohën në Instagram, kur fillimisht aktorja zgjodhi muzikën e tij për një video për kastin e filmit ku kishte marrë pjesë. Ajo e ndoqi atë edhe ai bëri të njëjtën gjë, më pas nisën të flisnin me mesazhe.