SHKOI NË STUDIO PËR TË PUNUAR/ Aurela Gaçes i ndodh e papritura (FOTO) – AlpeGossip
SHKOI NË STUDIO PËR TË PUNUAR/ Aurela Gaçes i ndodh e papritura (FOTO)

SHKOI NË STUDIO PËR TË PUNUAR/ Aurela Gaçes i ndodh e papritura (FOTO)

Aurela Gaçe është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, këngët e së cilës pëlqehen nga të gjitha moshat.  Ajo merr gjithmonë shumë dashuri nga fansat dhe nuk ngurron që herë pas here dedikimet, mesazhet dhe dhuratat e ndryshme t’i ndajë dhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’, Aurela ka treguar se teksa ka shkuar në studion e Stines për të punuar, një surprizë e papritur i ka ndodhur atje. Ajo ka rrëfyer se dy vajza të vogla kanë shkuar në studion e Sitines dhe i kanë lënë atij një tufë me lule dhe kartolina që t’ja jepnin asaj.

“Dy vajza diku tek 10 vjeç më kanë parë me Stinen duke u futur në studio dhe kanë pritur në derë deri sa doli Stine. Jepja këtë Aurelës i kanë thënë. Zemrat e vogla ma zbukuruan ditën. Lulet janë të shoqëruara me letra, ku shprehin dashurin”, ka shkruar e lumtur Aurela