“JE E FEJUAR APO TA HEQIM KËTË MERAK?” Evi Reçi sapo na hoqi të gjitha dyshimet – AlpeGossip
“JE E FEJUAR APO TA HEQIM KËTË MERAK?” Evi Reçi sapo na hoqi të gjitha dyshimet

“JE E FEJUAR APO TA HEQIM KËTË MERAK?” Evi Reçi sapo na hoqi të gjitha dyshimet

Prej disa kohësh këngëtaren e njohur Evi Reçi e kemi parë edhe si moderatore në emisionin e pasdites në “Vizion Plus.”

Pavarësisht preokupimeve të shumta duket se ajo po ia del më së miri, pasi së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Margjelo” dhe vlen të thuhet se ka pasur një impakt të mirë tek publiku.

Ndërsa kur bie fjala për jetën e saj private, Evi është mjaft e rezervuar, madje rikujtojmë se disa muaj më parë përgjatë një interviste për “Pop Culture” kur Dojna Mema e uroi për fejesën, këngëtarja në një farë mënyre pohoi gjithçka duke thënë thjesht: “Faleminderit!”

Më pas kudo në media filloi të përflitej për lajmin në fjalë dhe të gjithë filluan të bëheshin kuriozë rreth mashkullit që i ka vjedhur zemrën bukuroshes.

Mirëpo së fundmi në emisionin “Tempora”, Evi mohoi gjithçka duke thënë që asgjë nga ato që kemi dëgjuar nuk ka qenë e vërtetë.

Moderatorja e emisionit Sonila Meço e pyeti: “Je fejuar apo jo, ta heqim këtë merak?”

“Jo, jo nuk është e vërtetë”, është përgjigjur Reçi duke buzëqeshur.

Sapo na hoqi të gjitha dyshimet!