OLSI BYLYKU I INATOSUR ME DALJEN NGA BIG BROTHER VIP/ Aktori habit me veprimin e fundit – AlpeGossip
OLSI BYLYKU I INATOSUR ME DALJEN NGA BIG BROTHER VIP/ Aktori habit me veprimin e fundit

OLSI BYLYKU I INATOSUR ME DALJEN NGA BIG BROTHER VIP/ Aktori habit me veprimin e fundit

Olsi Bylyku u largua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP” pas një televotimi. Largimi i tij habiti të gjithë banorët dhe duket se as Olsi nuk e ka pritur mirë.

Kështu po përflitet pas veprimit të tij të fundit. Olsi nuk ishte sot në “Fan Club”. Është traditë që të eleminuarit të shfaqen në program, por Olsi mungoi sot.

Moderatorja Enxhi Nasufi tha se nuk e di arsyen e mungesës së Olsit, teksa vihet re se nga Instagrami i tij janë hequr fotot nga BBV.