“ROMEO ËSHTË I NJËJTË SI JASHTË”/ Meritoni sulmon strategjinë e Julit: Po kopjon Luizin – AlpeGossip
“ROMEO ËSHTË I NJËJTË SI JASHTË”/ Meritoni sulmon strategjinë e Julit: Po kopjon Luizin

“ROMEO ËSHTË I NJËJTË SI JASHTË”/ Meritoni sulmon strategjinë e Julit: Po kopjon Luizin

Moderator i njohur, Meriton Mjekiqi, bëri mbrëmë një krahasim mes dy banorëve më të komentuar të “Big Brother VIP 3”, Romeo Veshajt dhe Juljan Dedës.
Sipas Meritonit, Romeo është i vërtetë në lojën e tij, ashtu siç është në jetën reale, ndërsa Juli po kopjon lojën e banorit të sezonit të dytë, Luiz Ejllit.
“Juli po e shpall veten si superior, është e theksuar kjo gjë. Romeo nuk e ka këtë gjë, kemi ndërhyrë për të qetësuar gjakrat. Është shumë i sinqertë, njihemi edhe nga jashtë me Romeon, prej gjashtë vitesh. Është i njëjti si në shtëpi edhe jashtë. Juli i injoron të tjerët, bën një lojë fake (false), bën një lojë të kopjuar. Kopjon Luizin, po një Luiz ka bë nëna”, tha Meritoni gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme.