SUPER MASHTRIMI/ Mozzik flet pas ngjarjes me Loredanën: Na keni fyer e njollosur – AlpeGossip
SUPER MASHTRIMI/ Mozzik flet pas ngjarjes me Loredanën: Na keni fyer e njollosur

SUPER MASHTRIMI/ Mozzik flet pas ngjarjes me Loredanën: Na keni fyer e njollosur

Pak minuta më parë është mbajtur në Prishtinë konferenca për mediat nga ana e Loredanës dhe reperit Mozzik për të sqaruar gjithçka në lidhje me ngjarjet e ndodhura së fundmi. Loredana ka pranuar se është marrë në pyetje nga prokuroria për akuzat që çifti zviceran bëri kundër saj, mirëpo hodhi poshtë lajmin se lekët janë marrë me forcë dhemashtrim nga ana e çiftit.

Sipas saj ata i kanë dhënë lekët me dëshirë të plotë dhe se në asnjë moment nga ana e saj nuk ka pasur kër.cën.ime. Përveç Loredanës për mediat ka folur edhe bashkëshorti i saj Mozzik i cili ka shprehur hapur përkrahjen për këngëtaren.

“Mozziku ju përshëndet. Faleminderit që keni ardhur. Unë jam pro mediave, gjithmonë i kam përkrahë, por ju na keni fyer, jeni munduar me na njollos atë figurë që e kemi krijuar me punë e sukses. Loredanën e kam grua kam një fëmijë me të ca do që të ndodh unë jam përkrahë saj. Por për ju më mirë është qe te hidhni një lajm që Loredana po bën këngë se sa këto lajme që nuk e dini se si është e sakta dhe e vërteta. Njerëzit që na njohin  e din ca njerëzish jemi.”, ka përfunduar Mozzik teksa i ka uruar dhe agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve.