Zhduken videot e ‘Dua të të bëj të lumtur’ nga interneti, por pse? – AlpeGossip
Zhduken videot e ‘Dua të të bëj të lumtur’ nga interneti, por pse?

Zhduken videot e ‘Dua të të bëj të lumtur’ nga interneti, por pse?

Në YouTube, gjenden videot e çdo emisioni prodhuar dhe transmetuar nga Top Channel. Pak momente pasi dalin në ekran, gjenden lehtësisht në YouTube. Përveç Dua të të bëj të lumtur, videot e të cilit janë të pashikueshme për momentin. Çdo emision tjetër është i aksesueshëm, ndërsa ai jo.

U futëm rastësisht për të kërkuar diçka dhe videot e emisionit, me përjashtim të siglave, dalin të bëra private. Kjo do të thotë se kanali vetë i ka fshehur për një arsye ose një tjetër.

 

YouTube si platformë, ka rregulla shumë strikte kur vjen puna tek të drejtat e autorit. Videot mund të fshihen ose hiqen nga faqja për përdorim materialesh me copyright, për përmbajtje të papërshtatshme ose sepse kanë shkelur të drejtën e autorit.

Dua të të bëj të lumtur nuk ka përmbajtje të papërshtatshme apo të ndjeshme dhe si rrjedhim mbeten cënimi i të drejtave të autorit si në kontent apo muzikë të përdorur si arsye pas këtij veprimi të papritur.

Nëse e shohim formatin e emisionit me kujdes, vërejmë që ngjan shumë me C’e posta per te, prodhim i Mediaset. Duke nisur që nga skenografia, që është e ideuar me tunele, dy poltrona në anë të një zarfi gjigand, ndriçimi ngjyrë blu dhe vendosja e publikut dhe moderatores.

Edhe ndërtimi është identik. Pasi ftohet protagonisti, moderatorja lexon një letër që tregon historinë në fjalë. Më pas postieri, me kapele njësoj si tek C’e posta per te, i dërgon ftesën palës tjetër të konfliktit. Herë pas here, disa pjesë të historisë ilustrohen me anë të fëmijëve, siç ndodh rëndom në prodhimin e Mediaset.

Nuovo tormentone per la primavera/estate 2018! 😂 #CePostaPerTe @lucaonestini_11

A post shared by C'è Posta Per Te (@cepostaperteufficiale) on

Përveç faktit se në Dua të të bëj të lumtur trajtohen histori shqiptare dhe në C’e posta per te, histori italiane, çdo gjë tjetër është e njëjtë.

Prej këtyre ngjashmërive, lind dyshimi se mos videot janë hequr nga YouTube prej cënimit të të drejtave të autorit të emisionit italian. Zakonisht, Top Channel i blen patentat e emisioneve, si puna e 100 Milion apo The Voice Kids, prandaj ky dyshim mbetet thjesht aludim.

Për informacion më tepër, kontaktuam me drejtoreshën e informacionit në Top Channel, Vjollca Dede. “Nuk kemi asnjë problem me të drejtat e autorit,” tha ajo. “Videot nuk gjenden në YouTube për probleme tonat.”

Kjo histori mbetet në përditësim.