KA SHTUAR 13 KILOGRAM PËR NJË KOHË TË SHKURTËR/ Bebe Rexhës ia sollën në majë të hundës komentet e saj për mbipeshën – AlpeGossip
KA SHTUAR 13 KILOGRAM PËR NJË KOHË TË SHKURTËR/ Bebe Rexhës ia sollën në majë të hundës komentet e saj për mbipeshën

KA SHTUAR 13 KILOGRAM PËR NJË KOHË TË SHKURTËR/ Bebe Rexhës ia sollën në majë të hundës komentet e saj për mbipeshën

Secila grua është e bukur, në çdolloj trupi qoftë! Mirëpo, ka njerëz që nuk e kuptojnë këtë dhe lëndojnë me komentet e tyre për peshën, pa e ditur se ç’po kalon dikush.

Një gjë e tillë i ndodh shpesh këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. E mesa komentet që i thonë sa shumë është shëndoshur apo e këshillojnë që të dobësohet, i kanë ardhur në majë të hundës.

Komentet negative rreth peshës së saj kanë disa kohë që bëhen, e për këtë arsye këngëtarja e famshme ka dashur që të sqarojë se ka një arsye pas shëndetit të saj.

“Jemi në vitin 2023. Nuk duhet të flasim më për peshën e njerëzve. Më pëlqen të ha, ok?”- thotë ajo.

“Lexova komentet tek një video e imja. Rregulli numër 1, kjo është diçka që s’duhet ta bëni. Mos i lexoni! Nuk jam e inatosur, por thjesht kur sheh gjëra të tilla, të trazojnë … sepse nuk e di se çfarë po kalon dikush.

Unë shkova te mjeku vitin e kaluar dhe më diagnostikuan me PCOS, që është sindroma e vezores policistike dhe është një nga shkaqet kryesore pse gratë fitojnë peshë. Shumë gra në fakt e kanë këtë por nuk e dinë.”, tregoi Bebe, e cila ka shtuar 13 kg për një kohë të shkurtër.