“NUK KEMI DYSHIME TE FIFI JONË”/ Argjira Spanca reagon pas tensioneve në Big Brother Vip – AlpeGossip
“NUK KEMI DYSHIME TE FIFI JONË”/ Argjira Spanca reagon pas tensioneve në Big Brother Vip

“NUK KEMI DYSHIME TE FIFI JONË”/ Argjira Spanca reagon pas tensioneve në Big Brother Vip

Situata në shtëpinë e Big Brotehr Vip ka qen mjaft e tensionuar ditën e djeshme, pasi banorët mësuan për puthjen e Sarën me Dj PM. Ajo që ka reaguar ashpër dhe nuk e ka pritur aspak mirë ishte Fifi, e cila ka thënë se Sarah po bën lojë.

“Ti e paske puthur. Me dukesh e pasigurt. Ty të erdhi motra për PM, të tha s’ka gjë. Qenke lunatike. Për mua është shumë e rëndë”, tha Fifi kur mori vesh se Sarah dhe PM ishin puthur.

Pas këtyre fjalëve Sarah u prek dhe filloi të qante, ndërsa banorët e tjerë u munduan ta qetësojnë. Vajzat folën me njëra-tjetrën pas situatës së tensionuar dhe Fifi tha se e ka shok Pajtimin dhe do që ta marrë vesh çfarë ndodh mes atyre të dyve.

Por shpërthimin e Fifit nuk e kanë prituar aspak mirë ndjekësit, disa prej të cilëve kanë komentuar edhe negativisht për këngëtaren. Për këto komente ka reaguar edhe shoqja e Fifit, Argjira Spanca. Në një postim në Instastory ajo shkruan se ka besim te Fifi me zemër të madhe, e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë.

Ajo u ka kërkuar ndjekësve të mendojnë si është të jesh 24 orë para kamerave dhe të mos gjykojnë momentet e dobëta të dikujt tjetër. Në një tjetër postim moderatorja sqaroi se çfarë ajo kishte shkruajtur nuk kishte të bënte me situatën e Sarës dhe Fifit, por me komentet e njerëzve, të cilat mund t’i lexojnë familjarët dhe të ndihen keq.